(Video) Hyn brenda në pusetë/ Ardit Gjebrea, nën petkun e një punonjësi kanalizimesh

Si rrallëherë më parë, moderatori Ardit Gjebrea na është shfaqur sot si një punonjës i kanalizimeve.



Gjebrea iu bashkua dy punonësve Petritit dhe Zeqirit, për të dëgjuar sfidat e tyre të përditshme dhe për të transmetuar punën e tyre të lodhshme në rubrikën “Pak vëmendje”, te “E diela shqiptare”.

Pasi ata i treguan për ‘zhytjen’ në pusetat e thella, përballjen me aromat e pakëndshme, Gjebrea vendosi të zbriste vetë në pusetë.

Moderatori u vesh si punonjësit e kanalizimeve, u pajis me kokore e me rripat e sigurimit sipas protokollit dhe hyri në njërën prej pusetave.



Ndërkohë, punonjësit i treguan moderatorit se këtë punë i është dashur ta bëjnë edhe në kohën e pandemisë së Covid-19, ku theksuan me shaka se ndoshta edhe për shkak të forcimit të imunitetit nuk janë prekur nga virusi./ CNA.al

Author: morevesh