Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.
Banorët të cilët vazhduan pjesën e dytë të programit ishin Luizi dhe Visin dhe të ftuar Olta me Fotinin. Luizi i kërkon vajzave të flasin për debatin mes të dyjave që ka ndodhur para 2 ditësh ama diskutimi u zhvillua në debat me tone mjaft të larta nga Olta.
Olta: Hipokrite je treguar ti
Fotini: Ule zërin
Olta: Tani ti je acaruar se nuk jam marrë me ty, nuk të kam në fokus fare
Fotini: As nuk kam nevoj
Olta: Ke ardhur me atë të fitueses, por ka qenë kohë tjetër tani është koha e Oltes dhe Luizit…Ti nuk di çfare është hipokrizia…
Fotini: I shurdhoi njerezit
Banorët e parë që e nisën programin ditën e sotme ishin Olta, Kiara me të ftuar Kristin dhe Qetsorin. Vajzat e kanë pyetur Qetsorin se përse zgjodhi në fillim të afrohej me Oltën më shumë se me banorët e tjerë dhe ai është përgjigjur.
Zgjodha Oltën sepse ishte një nënë, nuk mund ti afrohem nje burri edhe me Luizin mund ta kisha bërë, por duke qenë se nëna është më e lënduar mund të isha më pranë saj me biseda familjare sepse do kishte nevoj, më dukej e arsyeshme të prezantoja ndjeshmërinë e familjes dhe bisedat që kemi bërë kanë qenë shumë familjare, mua më ka marr malli për fëmijët e mi dhe atë për djalin e saj…për këtë ndjesi jam afruar me Oltën.