Ylli i Kombëtares së Zvicrës dhe një nga lojtarët kryesor tek Arsenali në Premier League, Granit Xhaka, ka folur për herë të parë rreth refuzimit që Armando Duka dhe FSHF-ja i ka bërë atij për tu bërë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë.
Në një video live në TikTok me një personazh të njohur, Xhaka ka rrëfyer të vërtetën se si FSHF-ja nuk shfaqi asnjë interes për të për ta bërë pjesë të kombëtares kuqezi, ndërsa shtoi se i vetmi njëri që e kishte kontaktuar nga Shqipëria ka qenë kapiteni Lorik Cana.
“Kjo është një pyetje që nuk i jam përgjigjur deri më sot si duhet dhe tani duhet ta mbyll këtë temë.
Isha shumë i ri 16- vjeç, ku prindërit e mi, babai, na ofroi mua dhe Taulantin në Kombëtaren e Shqipërisë por nuk ka pasur asnjë interes nga ata në atë kohë.
I vetmi person që ka kontaktuar mua nga Kombëtarja e Shqipërisë që nuk e harrojë kurrë dhe e kam shok të mirë është Lorik Cana.
Lorik Cana më ka marrë në telefon dhe më ka pyetur rreth situata, ndërkohë prej Federatës Shqiptare të Futbollit nuk ka pasur asnjë telefonatë dhe asnjë takim”, shprehet Granit Xhaka që demaskon kreun aktual të FSHF-së Armand Dukën i cili ka tentuat gjithënjë të fshehë të vërtetën rreth këtij fakti.
Më poshtë video e Granit Xhakës që tregon për refuzimin e Shqipërisë dhe më pas kalimin tek përfaqësuesja e Zvicrës. (Gazeta Sport)