Jori dhe Kristi shkëmbyen një parfum me njëri-tjetrin. Jori i dha atij parfumin që përdor, ndërsa Kristi i dha një parfum unisex.
Teksa ata po flisnin për parfumet dhe për shijet që ka secili, lidhur me aromat e parfumeve, në dhomë u fut Gerti.
Jori i tha atij të nuhasë erën e parfumit që i dhuroi Kristi. Gerti vuri re që Jori i kishte dhuruar Kristit, parfumin që ajo kishte premtuar se do ia falte atij.
Ky i fundit u mërzit shumë dhe shkoi të shtrihej. Teksa Jori shkoi të bisedonte me të dhe t’i thonte që nuk ka ndonjë gjë për tu mërzitur, Gerti u shpreh se ai donte ta kishte atë parfum, pasi kur ta hidhte do i kujtohej ajo.