Për rezultatin e finales së “Big Brother VIP”, në kundërshtim me verdiktin reaguan disa prej miqve të Donaldit, përfshirë Elgit Dodën dhe partneren e tij, Klea Huta.
Ndërsa vellai i tij, Romeo i cili përgjatë gjithë aventurës ishte shumë i angazhuar nga jashtë me përkrahje, nuk ka bere ende nje reagim ne lidhje me vendimin e produksionit per fituesin e cmimit.
Pavaresisht se nuk postoi asgjë, ai ka qenë në hapësirat e Top Channel përgjatë spektaklit, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që e ndoqën programin me miqtë.
Burime për “PRIVE” kann siguruar pamjet e momentit pasi shpallet fituesi, ku duket qartë Romeo mjaft i tensionuar në prapaskene ku është dashur dhe ndërhyrja e sigurimit për të shmangur çdo problem të mundshëm.
Krah tij, me gjasë në përpjekje për ta ç’tensionuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.
Në turmë, kalon edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili duket i pa shqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media.
Në insertin e siguruar nga Prive.al, disa prej pjesëtarëve të sigurimit shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar.
Gjithashtu mësohet se Donaldi nuk ka vazhduar në “afterparty” në shtëpinë e “Big Brother VIP” por është larguar bashkë me vëllain, Romeon dhe Trixën.