Modelja bukuroshe Arbenita Ismajli, njëkohësisht partnerja e reperit të njohur shqiptar, Fero së fundmi ka vendosur të angazhohet me një biznes të sajin përpos modelimit. Arbenita dhe Fero janë prindë të një vajze të vogël me emrin Nina.
Së fundmi është bërë virale kudo në rrjete sociale një video e një live në Tik Tok, ku pjesë ishin Arbenita, Fero dhe 2 miqtë e tyre. Gjatë live-it Fero ka qëlluar 2 herë me disa sende në mënyrë agresive një person që ka kaluar afër tij dhe mendohet të jetë partnerja e tij, Arbenita, pasi ajo u larguar nga vendi ku ndodhej dhe u kuptua që shkoi drejt Feros. Arsye e këtij veprimi dhunues së Feros ndaj Arbenitës mendohet të jetë se gjatë live-it të saj është shfaqur mamaja e reperit, gjë e cila duket se nuk i ka pëlqyer aspak atij. Duke mos u kursyer aspak madje as që ishte në një video live Fero ka bërë veprimin dhunues, ndonëse edhe jo ndaj Arbenitës ndaj dikujt tjetër afër tij.
Së fundmi Arbenita ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohej për një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin Fero. Dyshimet nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe mendohej se ndoshta çifti i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Më pas shkak u bë një video e postuar nga modelja të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar e kjo u mendua se mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.
Dyshja vendosën t’i japin fund të gjitha thashethemeve dhe vetëm pak ditë më parë postuan një foto së bashku teksa shfaqen duke u puthur.