(Video) Fenomeni “Luizi”/ “Meqenëse paska vende bosh po fusim Luizin e Big Brotherit”

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, shquhet për tipin e tij karizmatik dhe batutat e shumta, nuk mungoi një e tillë edhe në mbrëmjen gala të ndarjeve të çmimeve për më të mirët e vitit 2022 në Superiore.



Teksa Lala zbuloi 11 lojtarët që formuan formacionin më të mirë të vitit, 4 prej tyre nuk ishin prezent, për shkak të angazhimeve me klubet e tyre. Bëhet fjalë për Xhixhën, Skukën, Seferin dhe Bitrin, që janë transferuar në Europë.

“Me qenë se paska vende bosh, po fusim Luizin e Big Brotherit, apo nuk bën? Epo mirë”, ishte batuta e Lalës.



https://zebra.cdnja.co/v/bk/BKv9k.mp4?token=TPtRQtbHje5UPNsyUdazUg&expires=1674850256

Author: morevesh