(VIDEO) Fenomeni “Luizëria”/ Komediania e njohur e TikTok-ut Jona Vrioni, sjell surprizën e shumëpritur për publikun me reperin e njohur B2N

Jona Vrioni, komediania e njohur në rrjetet sociale ka vendosur të ndajë me ndjekësit lajmin e rradhës, atë të klipit të ri muzikor.




Në bashkëpubim me reperin B2N, vjen me projektin muzikor me titull “Capacule”.

Protagonisjta në klip është vetë Jona e cila shfaqet në rolin e nuses.

“Jonën e kam njohur para disa vitesh që bënte video humori në Tik Tok, në Instagram dhe siç dihet unë bëj shumë eksperimente në muzikë. Edhe me Jonën jemi takuar disa herë nga afër dhe tham pse jo mos të provojmë. Si fillim, e nisëm me disa video qesharake, pastaj ka një vit që e kemi menduar pse jo mos të bëjmë një këngë, derisa erdhi momenti, lajmëruam njerëzit, bëhuni gati se do bëjmë dasmën”, u shpreh B2N në një intervistë televizive.

Më tej, lidhur me titullin, ai tha se padyshim janë frymëzuar nga Luizi i “Big Brother VIP”, i cili e ka kthyer në një trend të momentin si shprehje.

“Sa herë që shkruaj këngë të reja, duhen edhe thënie të reja. “Çapaçule” është thënie e vjetër, por Luizi e ka bërë të re dhe ne e perforcuam”, shtoi reperi.

https://youtu.be/BGkX7A-T1tY

 

 

 

Author: morevesh