Deti Marmara pranë Stambollit u tërhoq papritur me 25 metra, duke shkaktuar shqetësimin e banorëve.
Fakulteti i Inxhinierisë në Stamboll njoftoi ngjarjen, duke thënë se tërheqja e detit nuk ka lidhje me tërmetin që goditi jugun e vendit tetë ditë më parë.
Sipas Administratës së Meteorologjisë, intensiteti i kësaj ere është 20 kilometra në orë. Era mbart vazhdimisht ujin sipërfaqësor të detit nga bregu i detit Marmara në anën evropiane të Stambollit drejt jugut.
“Për këtë, niveli i ujit është në rënie dhe po tërhiqet në bregun verior të detit Marmara në drejtim të Avcilarit, ndërsa niveli është në rritje në bregun jugor të detit të lartpërmendur”, është bërë e ditur nga Fakulteti Teknik, raporton tg.
The Marmara Sea near Istanbul suddenly dropped 20 to 25 meters today.
According to Rianavosti, the scientists of the Candilli Observatory advise not to worry.
In the observatory, this phenomenon is associated with pressure drop and is not directly related to the seismic activity pic.twitter.com/F6s3RkAJ0W— Yad E Ali Kazvini خدیو credit analyst associate (@aeyzaedyoz) February 14, 2023
Njerëzit u frikësuan sërish, sidomos pas tërmetit të tmerrshëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke lënë mbi 41 mijë të vdekur dhe mijëra viktima. Shumë njerëz vijojnë të jenë nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të nxjerrë trupat.