Një tifoz i Real Sociedad akuzoi Barcelonën për manipulimin e shortit të Copa del Rey dhe postimi i tij u bë viral.
Një përdorues i quajtur Larra postoi një video me mbishkrimin:
“Ai e mban topin e Barçës në dorë gjatë gjithë kohës, është turp”.
Le t’i shohim së bashku këto pamje nga afër.
https://vk.com/video-214841716_456239899
Me të vërtetë duket sikur nuk e lëshon goglën. Sidoqoftë, së pari, cilësia e videos lë shumë për të dëshiruar, dhe së dyti, reflektimet e dritës e bëjnë të vështirë shqyrtimin me kujdes të të gjithë procesit.
Disa fansa nxituan të shprehnin pakënaqësinë e tyre:
“Ne nuk kemi fituar në Camp Nou për 30 vjet rresht, prandaj ata na zgjodhën ne.”
“Çfarë dreqin është ky?”
Megjithatë, shumica nuk u pajtuan me këtë provë të dyshimtë:
“Janë të gjithë të mbyllur, nga e di ai se cili prej tyre është Barça?”
“Ai i ndërron me njëri-tjetrin, nuk është i njëjti top.”
Duan apo nuk duan tifozët e skuadrës baske, takimi çerekfinal do të zhvillohet javën e ardhshme, më 25 janar, në stadiumin Camp Nou.