Eva është banorja e radhës që përjashtohet nga shtëpia e Big Brother Vip.
Big Brother vendosi që ajo të largohet nga shtëpia për shkak të fjalorit të përdorur në shtëpi. Eva foli me tone të ashpra, madje kaloi edhe në ofendime, duke e quajtur Kristin budalla dhe injorant. Ajo tha se Kristi nuk e mori minimunim e mundimit që të mësonte kërcimin, por se menjëherë tha nuk e bën dot.
Ajo ia shpjegoi situatën edhe vajzave në oborr. Ajo tha se disa herë e ftoi Kristin që ai të bëntë lëvizjet e kërcimit, por se ai refuzonte herë pas here. Gjithashtu, shtoi se u acarua shumë nga gjesti i Kristit, kur solli Oltën në dhomën e provave. Madje, situata u agruavua edhe më shumë, kur Kristi i tha Evës se ajo nuk ka energji për atë lloj kërcimi.