(Video) Ermiona Lekbello reagon ashpër/ Jeni njerëz pa shtyllë kurrizore, vazhdoni e merrni me Efin! Ajo është false dhe fodulle

Në spektaklin e së shtunës ish-banorja e BBV-së Ermiona Lekbello u përplas me konkurrenten e BBV-së Efin, për të cilën tha se është një lojtare fallso.

Por kjo deklaratë ka nxitur komente nga fanset e Efit të cilët siç duket i kanë shkruar këngëtares. Këngëtarja ka përsëritur sërish mendimin e saj për Efin, për të cilën thekson se është false.

‘Jeni njerëz pa shtyllë kurrizore. Se kam lënë kot para 30 vitesh atë vend. Vazhdoni dhe merreni me Efin. Më çani dërrasat mua pse ke sharë Efin. Ku Efi mo, unë thash atë që mendoj dhe pikë. Thash atë që mendoj për Efin. Është false total edhe fodulle mbi të gjitha. Ti bëjë lapidar Luizit se ai e mban. Ju e keni shtyllën kurrizore si lepuri. Mos më çani dërrasat mua. Mu hiqni qafe.’- u shpreh Lekbello.

 

Author: morevesh