VIDEO/ Erërat e forta “shkundin” Italinë, rrëzohen pemë dhe çati, plagosen me dhjetëra persona

Italia është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të fundit.

Sipas mediave lokale, erërat e forta deri në 90 km në orë kanë shkaktuar dëme, duke rrëzuar pemë dhe çati dhe dhjetëra njerëz kanë mbetur të lënduar.

Si pasojë e rrëzimit të një peme, burrë e grua kanë mbetur të plagosur në Milano teksa ishin duke ecur në Piazza della Libertà.

Mësohet se 64-vjeçari është në gjendje të rëndë, kurse 66-vjeçarja ka plagë në shpinë dhe në gju.

Nga era e fortë ka rënë edhe një pjesë e çatisë së Stacionit Qendror.

Ndërkohë si pasojë e rrëzimit të pemëve me dhjetëra qytetarë kanë mbetur të lënduar, mes tyre edhe një fermer.

Shkolla në via Carlo Pisacane 9 po ashtu mbeti “viktimë” e motit të keq, pasi një pemë u rrëzua para godinës.

Bashkia e Milanos ka vendosur të mbyllë hyrjet në parqet publike dhe fton popullatën që të mos përdorë zonat me pemë, gjatë gjithë ditës.

 

Author: morevesh