Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vjedhjen e supermarketit në Sarandë, ngjarje për të cilën u arrestuan 2 persona. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga brenda supermarketit, ku shihen 3 persona që organizojnë vjedhjen.
Në pamjet në fjalë shihen Edmond Dusha nga Lezha dhe Bektash Cukalla nga Saranda, punonjës i marketit.
Bezat raporton se nëpërmjet kameras Bektashi ka parë shumën e lekëve në kasafortë dhe kodin dhe ka shfrytëzuar momentin që kasaforta ka pas rreth 200 milionë lekë.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Po ashtu mësohet se autorët kanë ardhur një ditë më parë në Sarandë ku i ka pritur Bektashi, i cili po montonte kamerat në ketë market dhe u ka treguar rrugën nga do hynin. Mes të tjerash mësohet se vjedhja ka zgjatur rreth një orë.
Për zbulimin e ngjarjes policia ka sekuestruar rreth 40 kamera nëpërmjet te cilave u zbuluan targat e mjeteve me te cileët u larguan autoret. Pas vjedhjes ata kanë shkuar tek shtëpia e nje te afërmi te Bektashit ku edhe bënë ndarjen e parave dhe u larguan drejt Lezhës. Ndërkohë, i përfshirë në ngjarje është dhe një person tjetër, i cili nuk është identifikuar ende. Tashme pas hekurave jane Edmond Dusha dhe Bektash Cukalla.