Ditën e sotme, dyshja më e përfolur Einxhel dhe Dj Dagz duket se kanë kaluar një nga momentet më intime brenda shtëpisë.
Ata e kanë nisur ditën pranë njeri-tjetrit, ku Dj Dagz i afrohet moderatores dhe i dhuron disa përkëdhelje. Momenti i tyre ka vijuar duke shkëmbyer një puthje romantike.
Pas puthjes, dyshja ka buzëqeshur dhe i kanë dhuruar njeri-tjetrit një përqafim të ngrohtë.
Vlen të thuhet se ky është një nga pak momentet që Einxhel është treguar fjalëpak, pasi duket mjaft e përfshirë në momentin romantik të krijuar në dhomën e gjumit.