(Video) Efi këshillon Luizin: “Ajo do të të shohë sa më mirë”/ “Nëse je i zoti bëjë Kiarën për vete”

Efi ka qenë një nga banoret që ka qëndruar më pranë Kiarës dhe Luizit, duke dëgjuar versionin dhe mendimet e të dyve, për pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin.



Madje ajo, shpesh herë edhe i ka këshilluar ato për mënyrën se si duhet të sillen. Teksa po bisedonte sot me Luizin, Efi i tha atij që të tregojë kujdes me komunikimin, të mos ofendojë vajzat dhe të sillet mirë.

Sipas saj, Kiara kërkon ta shohë atë sa më mirë të jetë e mundur, duke marrë parasysh edhe faktin që vetë ajo ia ka vënë në dukje këto ‘difekte’.

Efi i tha Luizit se Kiara nuk don t’i japë shpresë atij, dhe shtoi që nëse ai është i aftë, ta bëjë atë për vete.



Author: morevesh