(Video) Efektet e famës së “Big Brother Vip”/ Psikologët tregojnë se përse shikuesit imitojnë më të pëlqyerit e shtëpisë

Fama e Big Brother është aq e madhe, saqë publiku ka filluar t’i imitojë personazhet e dashura, si vishen, si sillen, çfarë hanë.



Batutat që prodhohen brenda shtëpisë, i kanë bërë pjesë të përditshmërisë. Psikologja Bruna Laboviti tregon se përse shikuesit imitojnë më të pëlqyerit e shtëpisë

“Imitimi ndodh për faktin që shumica e ka aprovuar si fenomen, që do të thotë që e ka pëlqyer këtë Reality Show. Dhe duke qenë se e ke pëlqyer, ti ke tendencën që t’i qëndrosh më shumë pranë këtij personazhi.

Dhe realisht shumica pëlqejnë një masë të madhe të veprimeve të personazhit të dashur, edhe nëse ai nuk ha me pirun, prapë pëlqehet, sepse ne, shumica e njerëzve nuk është se e përdorim pirunin dhe thikën vazhdimisht në përditshmëri.



Author: morevesh