(Video) E turpshme/ Sulmohet autobusi i Liverpool, goditet trajneri Jurgen Klopp!

ANGLI – E rëndë në futbollin anglez. Pas sfidës më të rëndësishme të fundjavës në Premier League, Manchester City – Liverpool 4-1, ka ndodhur një incident i turpshëm.

Autobusi i Liverpoolit është sulmuar nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë goditur trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klopp, me një send të fortë në një zonë të banuar të Manchesterit gjatë kthimit për në Liverpool.

Për këtë episod të rëndë ka reaguar nëpërmjet një qëndrimi zyrtar edhe klubi i Manchester City-t, që u ka kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që morën guximin të sulmonin trajnerin gjerman.

“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme”, thuhet në shënimin e City-t.

Ndërkohë tifozë të Manchester Cityt kujotjnë një ngjarje tjetër të rendë të ndodhur në Liverpool rreth 5 vite më pare kur u sulmua autobusi i Manchester Cityt duke justifikuar apo nënkuptuar një lloj hakmarrje.

Tifozët e Liverpool-it hedhin gurë, shishe, kanaçe dhe flakë në autobusin e ekipit të Manchester City në afrim drejt Anfield për çerekfinalen e CL, prill 2018.

Policia e Merseyside bëri ZERO arrestime!

Author: morevesh