Video e rëndë!/ 13-vjeçarja dhunohet nga bashkëmoshatarët, e godasin dhe i djegin flokët

Një rast i rëndë i dhunës dhe bullizmit ndaj një adoleshenteje është raportuar në Gjermani. Një video që po qarkullon në media tregon momentin kur një 13-vjeçare rrethohat nga disa vajza 14 deri në 17 vjeç, të cilat e dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht atë.

Siç shihet edhe në pamjet më poshtë, grupi i vajzave godasin, shtyjnë dhe poshtërojnë në mënyrën më mizore 13-vjeçaren. Ato gjithashtu shihen teksa në një moment i derdhin një pije në kokë dhe i shkundin hirin e cigares. Ndërsa në minutat e fundit të videos ato i djegin edhe flokët.

13-vjeçarja shihet në gjendje të rënduar psikologjike teksa përpiqet që të mbrohet dhe u kërkon atyre të ndalojnë. Por në një moment njëra prej vajzave i drejtohet duke i bërtitur: “Ulu dhe më lut! Unë nuk do të të lërë të shkosh kaq lehtë”.

Ky rast i dhunës i cili ka tronditur opinionin publik në Gjermani, vjen në një moment kur vetëm një javë më parë disa bashkëmoshatare vranë me thikë shoqen e tyre në pyll. Policia gjermane ka identifikuar vajzat e përfshëria në aktin e rëndë, ndërkohë që viktima po merr kujdes mjekësor në spital. E ëma e 13-vjeçares ka thënë se torturimi mori fund falë ndërhyrjes së një kalimtari të guximshëm.

 

Author: morevesh