VIDEO/ E duan i madh e i vogël, këngën e famshme Qycek shqiptare e kopjojnë në Serbi

Këngët e shqiptarëve vazhdojnë të kopjohen nga vendet e tjera të Ballkanit. Këngëtarja Serbe, Tea Tairovic, ka marrë këngën hit “Hajde luj Qyqek” të artistëve shqiptarë nga Kosova, Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj, duke e përshtatur në gjuhën serbe dhe duke i bërë një aranzhim pak më ndryshe.

Kënga shqiptare “Hajde Luj Qyqek” është realizuar dhe publikuar në vitin 2017 dhe ka siguruar më shumë se 35 milionë klikime në YouTube. Ndërkohë, kënga në serbisht titullohet “Hajde” dhe ka siguruar mbi 1.1 milion klikime në YouTube.

Nuk dihet nëse artistja serbe i ka blerë apo jo të drejtat e këngës, por asnjë prej emrave të kompozitorëve dhe tekst-shkruesve shqiptarë të këngës nuk është vendosur si autor në publikimin e këngëtares serbe.

 

 

Author: admin