Një shqiptar vesh fanellën e Bayern Munchen në një ndeshje zyrtare. Bëhet fjalë për talentin Arijon Ibrahimovic, i cili ka debutuar me skuadrën e kampionëve të Gjermanisë në moshën 17-vjeçare.
Trajneri Julian Nagelsmann e ka hedhur të riun në fushë në një moment që ndeshja ndaj Bochum ishte fiksuar në shifrat 3-0 për ekipin bavarez. Adoleshënti me origjinë nga Kosova zuri vendin e Sane në minutën e 77.
Edhe pse ka marrë ftesë nga Kosova, ai ka vendosur të përfaqësojë Gjermaninë, vend ku ka lindur dhe është rritur.