Këngëtari Luiz Ejlli ndoshta mund të mos jetë i preferuari i banorëve brenda shtëpisë së Big Brother Vip, por mesa duket nuk ndodh e njëjta gjë jashtë saj. Ai dhe “grupi i tij LEK”, i cili përbëhet nga Kiara dhe Efi kanë marrë mbështetjen e publikut me anë të një surprize. Komunikimi me anë të dronëve mbi shtëpinë e Big Brother ka qenë mënyra e vetme për të mbështetur këngëtarin dhe “grupin| e tij.
Megjithëse produksioni e ka ndaluar, për Luizin kanë shkuar dy drone ditën e sotme, vetëm brenda pak minutave. Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin. Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”
Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.
Sot akoma pa kaluar një muaj, Luizi numëron mbi 350K ndjekës në Instagram.