(Video) Dron me fituesin e Big Brother kanadez/ Luizi ‘zbulon’ çfarë po ndodh jashtë

Ditën e djeshme pas përmendjes së tij në Big Brother, ka reaguar edhe fituesi i Big Brother në Kanada.




Kevin Jacobs është kthyer këto ditë në qendër të lajmeve në vend, dhe ka fituar më shumë se 20 mijë ndjekës falë Luizit. Pasi dëgjoi për fenomenin “Luiz Ejlli”, ai nuk nguroi të shprehte përkrahjen e tij për këngëtarin shkodran. Fansat e Luizit nuk kanë pritur gjatë për të treguar mbështetjen që kanë për të dhe se kanë kuptuar strategjinë e kanadezit.




Ata i kanë dërguar një dron Luizit, ku shihet fotoja e tij bashkë me Kevin Jacobs, dhe pasi e pa Luizi u emocionua shumë për këtë dron duke iu treguar banorëve se ky është banori që e ka përmendur për lojën e tij të fortë dhe disa strategji që ai i ka marrë.

.

 

Author: morevesh