Sërish një konfrontim fizik në ekranet e televizionit shqiptar. Emisioni ‘Përputhen’, mjaft i ndjekur nga të rinjtë, për të disatën herë promovon dhunën dhe këto konfrontime fizike transmetohen pa menduar që mund të jenë një mesazh i gabuar për të rinjtë që ndjekin të tilla emisione.
Video e konfrontimit fizik po qarkullon në rrjet ndërsa një nga konkurrentet, Grisela futet ne mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës.
‘Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërruar jetën, do j’ua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”– thotë Grisela.
Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.
“Këto okej, kujdes me mua. Kujdes me mua, se t’i thyej gishtat’.
Një situatë e tillë është e përsëritur në emisionin ‘Për’Puthen’, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.
Madje edhe produksioni i publikon këto skena dhune ndonëse është me regjistrim. Në dhjetor të një viti më parë, një tjetër skenë dhune u transmetua në ‘Për’puthen’, ku debati mes dy vajzave degradoi në dhunë.