Olta ditën e sotme e ka nisur të nervozuar.
Ajo me një bisedë me Qetsorin ka folur për banorët e tjerë. Qetsori ishte ai i cili e nxiste pasi i tha se ata duan ta shohin të bie.
Aktorja u shpreh ashpër teksa në formë “kërcënimi” tha se Nita e kishte nervozuar dhe po ta kishte në dorë nuk do të dinte se çfarë t’i bënte.
Ndryshe, Olta ka përdorur gjuhë të ashpër brenda shtëpisë shumë shpesh, dhe pothuajse gjithmonë është mbuluar.