Gjëja e parë që do bëjë Luiz Ejlli sapo të dalë nga shtëpia, është të gjejë punë. Këtë ia tha sot Kiarës, teksa ishin të shtrirë në krevat, duke marrë veten pas festës së çmendur që bënë në oborr.
“Ti do rrish me mua sa të dal unë. Duhet me prit të gjej punë unë”
Më pas, ai u shpreh i bindur se do ta fitojë këtë edicion.
“Do ta fitoj, nuk rri kot unë. Duro sa ta fitoj unë”
Kujtojmë se Luizi ka zbuluar kohë më parë brenda shtëpisë se ka qenë i punësuar në Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) deri në momentin që vendosi të bëhej pjesë e emisionit.
Këngëtari tha se KESH-i nuk i ka dhënë leje me arsyen se do u prishej imazhi nga ai. Duke parë popullaritetin që Luizi ka tani, me siguri KESH është penduar për atë ç’ka bërë.