(VIDEO) “Dancing With Big Brother”/ Na pret një përballje e fortë, shpallen dy çiftet finaliste

Mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” është realizuar “Dancing With Big Brother”. Siç e keni parë gjatë javës banorët janë ndarë në çifte dhe kanë bërë prova që të realizojnë në mënyrën më të shkëlqyer kërcimin e tyre.




Në garën e sotme, ato që kanë triumfuar dhe do të përballen në “finale” janë Luizi dhe Dea dhe Shpati dhe Olta. Të dyja këto çifte do të konkurrojnë kokë më kokë mbrëmjen e nesërme.

Çifti që do të fitojë do përfitojë një avantazh në lojë, i cili do bëhet me dije nga moderatorja Arbana Osmani të shtunën mbrëma.

Tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim me padurim për të parë cili do të fitojë. Më shumë edhe çfarë avantazhi do t’i jepet, që mund të ndryshojë shumëçka në lojë.

Author: morevesh