Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditë ne sotme në Izrael, teksa një çift kanë braktisur foshnjën e tyre në aeroport.
Sipas mediave të huaja, gjithçka ka ndodhur në aeroportin Ben Gurion, në Tel Aviv, ku një çift me origjinë nga Belgjika po ktheheshin për në shtëpinë e tyre pas përfundimit të udhëtimit në Izrael. Por mësohet se ata janë paraqitur në aeroport pa një biletë për të voglin e tyre, djalin vetëm disa muajsh. Po ashtu, ata kanë mbërritur vonë për fluturimin e tyre, dhe sipas imazheve të kapura nga kamerat e sigurisë ata kanë qenë duke nxituar.
Teksa kanë mbërritur në Terminalin 1 për të bërë Check-in, ata kanë braktisur karrocën e bebes dhe kanë nxituar për të hipur në avionin e tyre. Ky veprim është vënë re nga personat e tjerë që ndodheshin në aeroport, të cilët kanë lajmëruar autoritetet.
Pas një mobilizimi, çifti është ndalur pa u nisur avioni, dhe tashmë janë nën hetim nga autoritetet. Mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kishin para të mjaftueshme për të paguar për biletën e foshnjës dhe për këtë arsye, e braktisën.