Luizi dhe Ermiona kanë diskutuar së bashku me disa banorë të tjerë në verandën e shtëpisë.
Duket se Luizi ka zgjedhur të flasë me kode për Maestron. Marrëdhënia mes tyre është prishur prej disa ditësh. Ata nuk kanë pasur më komunikim me njëri-tjetrin.
Luizi: A je e ndërgjegjshme se këdo të fusësh nesër në nominim me mua e Oltën, është jashtë shtëpisë? I ke në dorë jetën.
Luizi: Pse kam një mendim që ti po mendon atë që unë po mendoj tani?
Jona: Se ne jemi në simetri, edhe kemi shumë intuitë. Ti e ke pak më të avancuar intuitën.
Luizi: Unë e di si do iki dhe se çfarë fjalimi do mbaj në fund.