Qetsori i ka shpjeguar Efit marrëveshjen që kishte bërë me Oltën dhe Dean. Ai tha se të tre ata bënë një marrëveshje për “shkatërrimin” e Kristit, por pas daljes së Oltës ajo është tërhequr.
Gjatë ditës së djeshme, në një bisedë me Qetsorin Dea shprehu që i ka një ‘borxh’ Kristit, ndaj nuk mund të ketë më një aleancë me Qetsorin.
Qetsori tha se Dea Mishel është thjesht lojtare prime dhe nuk ke se si ta ndalosh të flasë pasi mund të dalësh keq në publik. Ndaj, Qetsori ka ftuar Efin për një aleancë së bashku kundër Dea Mishel.
Më pas, Luizi është shprehur që do të jetë ai që do i’a servirë Dean në një pjatë.
Sipas Qetsorit, Dea dhe Kristi nuk e meritojnë të shkojnë në finale.