Mbrëmë vajzat e “Big Brother VIP2” kanë pasur mundësinë që të kalojnë një natë bashkë. Vëllai i Madh ka organizuar një Pyjama Party, ku ato janë argëtuar pa fund.
“Vajzat që dëshirojnë të kalojnë mbrëmjen bashkë duke luajtur, kërcyer, duke ndarë sekrete dhe duke bërë thashetheme vajzash mund t’i bashkohen festes. Bëhuni gati dhe shkoni në ambientin e dedikuar për ju, kur dikur ka qenë suita. Nuk lejohen djemtë dhe gjumi është i ndaluar”, shkruhej në zarfin e Vëllait të Madh.
Vajzat kanë pranuar me kënaqësi dhe pasi janë bërë gati kanë shkuar te ambienti i krijuar vetëm për ato, ku kanë kënduar e kërcyer pa fund.
Por jo vetëm kaq pasi kanë luajtur edhe me jastëkë, ku në një moment vajzat kanë shkuar të gjuajnë Kiara Titon, duke i thënë se duan të rikthehet Kiara e vjetër.
Teksa ajo i pyet ‘a mendoni nëse ka ndryshur?’, vajzat i thonë se ‘duan Kiarën e mirë dhe jo Kiarën e keqe’.
Madje Tito i pyet ato nëse e duan dhe Dea Mishel e Nita Latifi i kthehen menjëherë ‘po’.
Mbrëmë vajzat kanë lënë pas hatërmbetjet dhe kanë shijuar natën dedikuar vetëm tyre.