(Video) “Braktisa lëndët narkotike e alkoolin”/ Stresi: Prindërit s’ishin dakord të hyja në BBVK

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi duket të mos ketë pasur një javë të lehtë kur në pyetje vihet ana psikologjike e tij dhe ajo emocionale.



Në një bisedë që kishte me Xhulin, ai ka thënë se prindërit e tij nuk ishin dakord me hyrjen e Stresit në BBVK, ndërsa është shprehur falënderues që ka lënë veset e këqija.

“E kam babain ‘burrë nderi’ e njeh Kosova dhe Shqipëria, komandantët më të mëdhenj e njohin dhe frikësohem se ia kam marrë fytyrën.

Nënën e kam një grua që gjithë jetën ka punuar punë shteti dhe ata s’ishin dakord të vija këtu.

E kam lënë duhanin, alkoolin dhe lëndët narkotike – s’ka shans me i pa unë më, se jam kthjellur”, ka thënë Stresi pos tjerash.



 

Author: morevesh