Gazetari Bledi Mane i cili ishte pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP, ka shkëmbyer një puthje gjatë ditës së sotme me ish-pjesëmarrësen e emisionit “Përputhen”, Ina Kollçaku.
Puthja mes tyre erdhi në emisionin “E Diell”, ku pjesëtarët e tjerë e insistuan që ata të shkëmbenin një puthje në kuadër të shakasë.
Gjithçka erdhi teksa po përmendej dasma kosovare që u zhvillua në shtëpinë e Big Brother VIP, ku ai mori rolin e dhëndrit dhe u puth me nusen, Nita Latifi.
Milaim Zeka: E mësoi ajo goca nga Kosova me puth këtë njeriun.
Manushi: Po si e puthe atë gocën nga Kosova, artistike ishte, bëjeni një artistike dhe ju.
Ina Kollaçaku: Ne do të bëjmë puthjen artistike kur ti të organizosh dasmën përmetare dhe do martohem unë me Bledi Manen.
Manushi: Ta zëmë se e bëmë, bëjeni një puthje artistike edhe ju.
“Uaaa u martuan”, thanë pjesëmarrësit në emision njëzëri.