Bledi Mane ka vendosur të heqë dorë nga çmimi i madh i ‘Big Brother VIP Albania’. Ai la sot shtëpinë e madhe, e zgjedhjen e bëri publike në nisje të ‘Prime’. Ai u shpreh se kërkon t’i bëjë dhuratë Kiarës, që të mos dalë ajo, duke u vetësakrifikuar në këtë formë.
“Kam një lajm të gëzuar. Dua t’i bëj një surprizë një prej vajzave këtu që nëse largohet do e dëmtoj shtëpinë. Meqë Olta e nisi mëkatin unë nuk dua ta aderoj. Nuk ka rëndësi nëse unë largohem apo qëndroj deklaroj me vullnet të plotë që unë do të largohem nga kjo shtëpi. Unë dua Kiarën në shtëpi sepse Kiara i duhet jo vetëm marrëdhënies po një shtëpi pa Kiarën do degradonte në sjelljen e lojtarëve. Arbana kur ta shihni të nevojshme më thuaj të takohem me banorët.’
Ai u shpreh se Luizi do shkojë më lart me Kiarën pranë.
‘Ti do ta gëzosh shtepine, le të jete kristalizimi i dashurise . Me ty prane Luizi mund te iki me larg, me pak agresiv.’
“Nëse do kisha hyrë ne 24 dhjetor, do ishte një konkurrencë e fortë Bledi-Luiz. Një lojë më me rregulla. Nuk do lejoja as bullizëm as fyerje. I çova të gjithë te starti. Janë të gjithë atje ku duhet. Tani duhet të ecin të tregojnë veten. Situatat këto javë kanë ndryshuar. Pashë një Luiz që kërcënonte më pak. Unë doja të debatoja me ta si personazhe. Ishte një lloj pabesie nga ana e Oltës që isha në këtë nominim me Kiarën dhe Luizin. Duke menduar që Kiara s’fumon sjellljen e Luizit. Unë nëse do të rrija, do isha shumë agresiv si dikur në fakultet kur vinte policia dhe na merrte. Jam fëmija i vogël, trazovaç që nuk ka bërë kurrë punë në shtëpi. Nuk doja të nxirrja anën time të keqe aty”, tha ai.