Nuk ka shumë kohë që ka hyrë, por po pëlqehet mjaftueshëm. Flasim për Big Mamën e cila u bë pjesë e Big Brother Vip para pak ditësh. Me të hyrë në shtëpi ajo ka zënë shoqëri të mirë me thuajse të gjithë banorët brenda. Por si zakonisht edhe asaj sonte i doli pak punë me Antonelën të cilën e ironizoi për një çështje që ndodhi para 3 ditëve.
Teksa Arjola ia lavdëroi mbathjet, ajo tha se i kanë kushtuar 800 euro dhe menjëherë banorët e kuptuan se ku doli me këtë ironizim. “Monikë, më fal bëjnë 800 euro ato këpucë që ti po shkel me këmbë”, kështu ishte shprehur Antonela kur ishin kapur me vajzat që ia shtyen pa dashje këpucët. Video
Pas emisionit te para dy javeve, Antonela dhe Monika janë përfshirë në një debat “normal” për VIP-a. Teksa ndodheshin në tualet, Monika shtyu me këmbë këpucët e Antonelës që ndodheshin në tokë, por ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak një VIP-i si Antonela.
Ajo i është kthyer Monikës duke i thënë të ketë kujdes pasi ato këpucë kushtojnë 800 euro dhe nuk mund të shtyhen me këmbë. Monika i kërkon disa herë falje Antonelës, por ajo i tha se u bezdis shumë nga ky gjest i saj. Biseda mes tyre:
Antonela: Monikë më fal bëjnë 800 euro këto këpucë që po i shkel me këmbë! Monika: Nuk i shkela, i shtyva! Antonela: Si nuk i shkele, hapu një sekondë, ça është kjo punë kështu të shkelën gjërat e të tjerëve! Monika: I shtyva
Antonela: Me këmbë? Monika: Po Einxhel: Hë se nuk ta bëri me qëllim! Antonela: E kuptova, por po e them se më dha bezdi. Se duhet vetëm me mbyllë gojën ose me dal nga shtëpia me qenë në rregull! Monika: Më fal, nuk ka problem, më fal shumë.