Mbrëmjen e djeshme, Dea Mishel u vendos përballë Kutisë së Pandorës, të cilën vendosi ta hapë. Supriza që “Vëllai i Madh” kishte rezevruar për të ishte një takim me gjyshen e saj, e cila e priste në oborr.
Takimi në fjalë po merr vëmendje të jashtëzakonshëm, pasi ndjekës skeptikë pretendojnë se gjyshja e moderatores i ka dhënë asaj një letër “fshehurazi”.
Kur Dea përqafohet me të, duket sikur merr në dorë një letër të vogël, e cila më pas shihet më qartë ku banorja e “BBV” e lë në tavolinë, në momentin që shkon të takojë gjyshërit e tjerë që po prisnin në oborr.
Kjo gjë është mohuar totalisht në faqen e saj në Instagram. Personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Deas, në një reagim publik bëjnë ne dije se është e pavërtetë dhe se gjyshja i ka dhënë thjesht një farcoletë.
https://www.instagram.com/reel/Cpqy6SGI98k/?utm_source=ig_web_button_share_sheet