Bayern Munchen është kualifikuar për në çerekfinalen e Champions League, pasi mundi 2-0 PSG-në në shtëpi, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 0-1 në favor të gjermanëve.
Pjesa e parë do ishte e ekuilibruar, me shumë pak raste shënimi. Në fundin e fraksionit De Ligt do bënte heroin, duke shpëtuar bavarezët nga pësimi i golit dhe duke larguar një top në vijë fatale.
Choupo Moting do ishte protagonist absolut në fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi do realizonte gol por do anulohej për Offside, ndërsa 8 minuta më vonë ekipi i Nagelsmann mund të festonte lirisht, pasi i njëjti autor do “tundtte rrjetën” pas një gafe të rivalit. Goli i dytë erdhi nga Gnabry, në fund.
Pavarësisht se PSG ka në skuadër lojtarë si Mbappe dhe Messi, duhet të kthehet përpara kohe në shtëpi. Bayern Munchen vazhdon tutje dhe është një nga skuadrat pretendente.