Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe imazhi kryesor i Opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Mbrëmjen e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka mbërritur dhe një ‘surprizë’. Bëhet fjalë për flamurin me logon e koalicionit që nënshkruar mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Flamuri me mbishkrimin “Bashkë fitojmë” ka rënë në pishinën e BBV dhe ka nxitur reagimet e banorëve. Në sfondin e videos së publikuar, dëgjohet Kejsi Medini ajo që kërkon Luizin.
“O Luiz, çfarë është kjo?”- thotë ajo.
Më pas, të tjerët kërkojnë që vajzat të futen brenda, pasi këtë edicion, mesazhet e sjella nga jashtë përmes droneve, kanë qenë të ndaluara.