Barcelona fiton “El Clasicon” dhe vendos një dorë te titulli kampion në La Liga.
Katalanasit kanë fituar me përmbysje përballë Real Madridit në mënyrë dramatike, pasi iu desh një gol i Frank Kesie në minutat shtesë të ndeshjes për të siguruar tre pikët.
Ishte Araujo që shënoi autogol në minutën e nëntë të ndeshjes, për t’i dhënë epërsinë “Los Blancos”.
Por, Sergi Roberto barazoi shifrat në minutën e 45-të të ndeshjes.
Krejt në përfundim në minutat shtesë, Kessie realizoi për t’i dhënë fitoren dhe me shumë gjasa edhe titullin Barcelonës.
Kjo fitore i dërgon katalanasit në kuotën e 68 pikëve në vendin e parë, tani 12 më shumë se Real Madridi.