Fotini Derxho u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” pak ditë më parë. Ajo është përfshirë në debate me një pjesë të banorëve duke krijuar disa situata brenda shtëpisë.
Së fundmi ajo ka tronditur me një rrëfim që ka bërë teksa po bisedonte me banoren nga Kosova, Nita Latifin. Fotinia rrëfeu disa episode të trishta nga jeta familjare dhe përjetimin e dhunës, që babai i saj ushtronte ndaj nënës.
“Babanë nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore. Babi ka krijuar jetë tjetër me një grua tjetër. Ndërsa mami im kurrë nuk e ka menduar”, ka rrëfyer ajo.
Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenim nënën dhe babanë duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur isha në Big Brother, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait sepse ai donte të na nxirrte nga shtëpia, kur isha në Big Brother kisha edhe para borxh”, shtoi Fotinia.
.