Mbrëmjen e sotme banorët kanë dhuruar shfaqje kabare. Diola kishte zgjedhur të kërcente dhe i la të gjithë pa fjalë.
Nutricionistja u shfaq e veshur me një body të zi dhe bëri një performancë shpërthyese nën ritmet e këngës së Rihannës.
Diola me lëvizjet e saj në kërcim i la banorët gojëhapur e kjo shihej nga shprehjet e tyre të fytyrës, teksa në fund e duartrokitën dhe brohoritën për performancën e saj.