(VIDEO) Banorja e “BBVA” rrëfen betejën me tumorin, largohet përkohësisht nga shtëpia për kontroll mjekësor

Këngëtarja Nita Latifi ka rrëfyer gjatë ditës së sotme, për banorët dhe publikun, betejën e saj me tumorin dhe shqetësimet që ka pasur ditët e fundit.




Pas hyrjes në shtëpinë e famshme ajo tha se i ishin shfaqur disa shqetësime që lidheshin me të njëjtën problem dhe si pasojë gjatë ditës së sotme në koordinim me produksionin ka dalur nga shtëpia për të kryer një kontroll mjekësor.




“Dua të ndaj me ju një ngjarje që ka ndodhur këto ditë me mua dhe që në fund të gjithë kësaj është një mesazh, një shqetësim, një sukses, të gjitha i ka brenda. Vitin e kaluar, unë kam pasur tumor në gji dhe jam operuar dhe doli gjithçka me sukese. Në momentin që kam hyrë këtu në shtëpi, ka disa ditë që kam pasur shtrëngime, shqetësime, disa dhimbje, gjatë ditës. Disa banorë e kanë vënë re shqetësimin tim, Nuk kam treguar sepse kam qenë sot me produksionin në kontroll, kam qenë jashtë sot. Brësa një kontroll tjetër dhe doli që ka ende diçka, por nuk është shqetësuese, është nën mbikqyrje. Dua ta them sepse ekzistojnë njerëz këtu brenda që nuk sillen kot rreth pishinës, sepse po e pres një përgjigje për një stres që e kam pasur që nuk e kam pasur për detyrë të ngarkoj askënd me problemet e mia. Për lojën që bëj këtu brenda, nuk kam nevojë as të viktimizohem, as të më shihni për gjynah. Kjo nuk do të ndikojë aspak në lojë”– tha Nita.

Banorët u panë të përlotur, ndërsa shkuan që të përqafojnë këngëtaren për ta mbështetur.

Author: morevesh