Banorët e vjetër të “Big Brother VIP2” kanë krijuar një shfaqje me moton “Stop dhunës ndaj grave”. Drama e tyre tregon dhunën që gratë hasin brenda familjes apo edhe në rrugë.
Ideja që dha Olta Gixhari u interpretua nga Dea Mishel, Krist Aliaj, Luiz Ejlli, Keisi Medini, Kiara Tito dhe Nita Latifi.
Banorët e veshur me të zeza, luajtën rolet përkatëse. Në fund, Kiara ‘shtrin’ dorën ndaj Oltës e cila në rol ishte grua e dhunuar. Më pas, vajzat krijojnë një kordon, si për të simbolizuar fuqinë e femrës.
Nita këndon këngën “Nëse vdes e re”, e cila drithëron me tekstin e veçantë.
Secili prej tyre, përçoi në fund nga një mesazh:
Kiara: Stop dhunës ndaj grave!
Keisi: Jam grua, më lër të jetoj!
Nita: Më kap e më ngre lart!
Luizi: Stop dhunës!
Dea: Ju keni shumë forcë po mos harroni se faji është gjithmonë i dhunuesit dhe asnjëherë i viktimës!
Olta: Unë jam nënë, çdo ditë e rris djalin tim me dashuri dhe përkushtim që një ditë askujt mos t’i duhet të mbrojë vajzën e tij ndaj djalit tim.