Banorët e rinj të shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ kanë vendosur të futen në grevë urie. Arsyeja e tyre është shumë e veçantë: solidarizim për gratë e dhunuara. Banorët e diskutuan së bashku këtë vendim në dhomën e grimit. Ata ranë dakord që t’ua bënin të ditur edhe banorëve të vjetër, në mënyrë që edhe ata t’i bashkoheshin kauzës.
Jori: Ne do i themi se po e bëjmë grevën për këtë gjë. Të bashkohen edhe ata.
Antoneta: E di sa shëmtuar ngjan nëse një nga ata thontë jo.
E kështu bënë. Banorët shkuan të gjithë në dhomën e gjumit, e ia treguan vendimin pjesës tjetër.
“Ne kemi menduar të bëjmë një gjest sakrifikues për gratë e dhunuara, që të mos konsumojmë ushqim”– u thotë Antoneta banorëve mirëpo nuk morën përkrahjen e duhur.
Dea u bëri të ditur se ka luhatje tensioni e se nuk mund të qëndrojë dot pa ngrënë.
“Na duhet të hamë, të ushqehemi, na duhet edhe për Prime. Mua më bie tensioni”- tha Dea.
.