(Video) Autorët ndërhynë mes dy automjeteve dhe qëlluan me breshëri për 50 metra resht/ Si ndodhi atentati me kallashnikov ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndërmarrë sot një aksin në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, që çoi në arrestimin e pesë personave dhe shpalljen në kërkim të 4 të tjerëve.



Aksioni top sekret u zhvillua në disa qytete, në kuadër të zbardhjes së atentatit ndaj, ku pati kontrolle në disa banesa.

SPAK ka identifikuar si autorë të atentatit shtetasit Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, ndërsa personat e arrestuar sot cilësohen si bashkëpunëtorë.

Gjatë këtij operacioni janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shtetasit:



– Bashkim Haxhija, 54 vjeç;
– Marsel Decka, 38 vjeç;
– Endrit Sinani, 29 vjeç;
– Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç,
– Juljan Pjetri, 45 vjeç

Emisioni “Në Shënjestër” kohë më parë ka publikuar edhe pamje nga momenti i kryerjes së atentatit të ndodhur më 1 nëntor 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.



Në pamje duken automjetet që shoqërimin ish-prokurorin Ndoji. Bëhet fjalë për makinën e autorëve dhe makinën ku ishte edhe personi i njohur si Rrumi i Shijakut.

Makina e autorëve ka hyrë midis dy makinave të tjera dhe për rreth 50 metra ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës së ish-prokurorit.

Author: morevesh