Një atentat me eksploziv ka ndodhur para pak minutash në Shkozet.
Burime nga News 24 bëjnë me dije se automjeti i cili është hedhur në erë, është në pronësi të Aldo Mustafës.
Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:56 në Shkozet.
Nuk dihet ende nëse në makinë ka qenë vetë Aldo Mustafa apo makinën e kishte në përdorim dikush tjetër.
Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 10 vite burg, në Gjermani.
Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.