Me debate të nxehta është shoqëruar dita e sotme në shtëpi mes banorëve. Pas komentit që bëri Luizi se nuk është faji i tij që ka rastisur me femra ‘të tilla’, Olta shpërtheu në ulërima.
Olta: Të tilla si?
Luizi: Drama, banale…
Olta: Tea, të tha banale.
Debati mes Oltës dhe Luizit, mori tjetër rrjedhë. Pasi debatuan për Tean, Luizi i përmendi Oltës familjen e saj dhe faktin që ajo është nënë e një fëmije.
Luizi: E ke gabim, se je nënë fëmijësh. Po e kruan shumë, po të sheh burri.
Olta: Jam dhe jam shumë krenare. S’ke punë ti të përmendësh familjen time. Nëse do të merresh me mua, meremi bashkë.