Policia e Tiranës, ka arrestuar ditën e sotme një 35-vjeçar i cili aksidentoi me makinë një të mitur dhe u largua nga vendngjarja.
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, G.M, ndërsa i është sekuestruar edhe automjeti.
Ndërkohë e mitura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 35 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” pasi në rrugën “Demokracia”, ka aksidentuar një të mitur 9-vjeçare, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. 9-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën“,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.