(Video) Arratisje spektakolare/ Arratiset nga burgu “bosi” i mafias

Bosi i Viestes, Marco Raduano është arratisur nga burgu Nuoro i “Badu e Carros” së Italisë, ku mbahej në ambientet e sigurisë së lartë.



40-vjeçari ka arritur të shpëtojë nga burgu duke lidhur me çarçaf dhe duke u ngjitur mbi murin e kufirit. Policia e burgjeve po përpiqet të rindërtojë dinamikën e saktë të arratisjes së pabesueshme, ndërsa në zonë është aktivizuar një plan i rreptë kërkimi, me postblloqe dhe kontrolle në të gjitha rrugët dhe infrastrukturat e hyrje-nisjeve të ishullit.

Mediat italiane shkruajnë se është hera e parë që një person arrin të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë.

Raduano u dënua kohët e fundit si një figurë kryesore e grupit kriminal që vepron në qytetin e Vieste, në Gargano, si pjesë e operacionit ‘Bora e Marsit’. Hetimi shkatërroi një shoqatë kriminale që vepronte me qëllim trafikun e drogës, përdorimin e armëve, si dhe vrasje.



Ai ishte i dënuar me 19 vite burg për trafikim droge që vinte nga Shqipëria në Puglia. Bosi mafioz pugliez kishte nën kontroll territorin e Veste, ku janë kryer dhjetra vrasje mafioze.

Policia është na alarm dhe ka nisur punën për të bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit.



 

Author: morevesh