Loja e imitimeve krijoi batuta dhe të qeshura pafund mes banorëve. Një nga banorët që “spikati” në imitim, ishte Armaldo në rolin e Deamishel.
Natyra e brishtë e Deas, tipi i saj i qetë, mënyra e komunikimit dhe ndonjëherë llastimi, u imituan thuajse në mënyrë perfekte nga Armaldo.
Ai (në rolin e Deas), duke ledhatuar flokët tha se i pëlqen të flirtojë dhe se kur hyri në fillim në shtëpi, kishte menduar që do dilte single që aty, por rrugëtimi është i vështirë.
Duke e thënë këtë me të qeshur, Armaldo u përpoq të imitonte deri diku fjalët e Deas. Ai po qëndronte me Oltën, e cila kishte rolin e Armaldos.
Momentet mes tyre u shoqëruan me shumë të qeshura.